Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë  për femra e  drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani është mundur sot në orën 14:00 në miqësoren e zhvilluar në Slloveni në “Gornja Radgona” . Futbollistet e kombëtares kanë humbur me rezultatin 2-0 . Golat sllovenet i shënuan në minutën e 4-t dhe me penallti në minutën e 71.

Rastet ishin të shumta për vajzat e Kombëtares, por ajo që mungoi ishte konkretiszimi para portës. Ky objektiv nuk funksionoi siç duhet dhe fitorja edhe pse miqësore iu takoi slloveneve.

Kombëtarja e femrave e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Hamidi, Krasniqi, Doci, Haziri, Gjini, Maksuti, Franja.