Kombëtarja shkon në “gijotinë”, në Strumicë si në një burg

492
Ndeshjen e radhës për eliminatoret e Botërorit 2018, më 5 shtator 2017, Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë në Maqedoni. Takimin e parë që u luajt në Shkodër, Shqipëria e fitoi 2-1, ndeshje e cila u luajt në dy akte, pas ndërprerjes nga reshjet e shiut në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje do të luhet 160 kilometra larg Shkupit, në Strumicë, në një stadium që nuk plotëson asnjë kusht. Në vitin 2003 dhe në vitin 2015, Shqipëria ka luajtur kundër Maqedonisë në stadiumin e Prilepit, nën trysninë e sharjeve fyerjeve raciste, ndërkohë që kjo zhvendosje është quajtur mediatikisht si një burg, i cili mendohet se do të befasojë! Natyrisht që kjo tregon për lojën jashtë fushe që po bën Federata Maqedonase e Futbollit, ndoshta presion për ta fituar me nacionalizëm ndeshjen.
Sigal