Sigal

Skuadra jonë bëri përgatitjet e fundit para sfidës me Jordaninë.  Siç po bëhet tashmë zakon, trajneri Kristian Panuçi ka preferuar të mos zhvillojë seancën tradicionale para ndeshjes në stadiumin ku luhet sfida, “Elbasan Arena”.

Përgatitjet e fundit u zhvilluan në kompleksin “Tropikal”, ku është akomoduar kombëtarja. Seanca ka qenë në ritme të ulta  për faktin se lojtarët vijnë pas ngarkesave me klubet e tyre. Trajneri Panuçi ka zhvilluar një bisedë rreth 30 minuta me skuadrën e tij në fillim të stërvitjes, ku ka kërkuar impenjim maksimal nga futbollistët.

Lajmi i mirë është se grupi është i plotë dhe nuk ka asnjë problem nga infermieria. Alban Hoxha ishte i fundit që iu bashkua grupit pas impenjimit të tij në sfidën e Partizanit përballë Kukësit.