Kombëtarja ka nderuar Kombin shqiptar gjatë viti 2016

507
Për Ilir Shulkun, viti 2016 në të gjithë atmosferën sportive shqiptare mund të quhet viti i Kombëtares sonë të futbolli, që sipas tij, ka nderuar kombin shqiptar. “Viti 2016 ka qenë viti i Kombëtares sonë të futbollit. Marrja pjesën në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Euro 2016”, ka qenë kulmi i historisë së futbollit tonë kombëtar”, theksoi fillimisht Shulku për skuadrën tonë Kombëtare, për të cilën më pas veçoi edhe dukuritë që po e shoqërojnë në këtë periudhë. “Në këtë sezon të ndeshjeve eliminatore të “Botërori 2018”, ka luhatje, dhe këto kanë arsyen e vet, që është më shumë psikologjike. Nuk po e përballon si duhet këtë presion nga Evropiani në Botëror, e kjo është një dukuri që ka ndodhur edhe me skuadra të tjera, madje edhe më të mëdha se sa Kombëtarja jonë. Uroj që të përmirësohemi në ndeshjet e tjera, që në atë me Italinë më 23 mars”.
Sigal