Kombëtarja gjen Norvegjinë për miqësore, më 26 mars luhet në “Elbasan Arena”

513
FSHF-ka ka arritur marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Norvegjisë, për të luajtur një miqësore me kombëtaret respektive, pikërisht më 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i ekipit Kristian Panuçi. Në një bilanc të përgjithshëm, me Norvegjinë jemi ndeshur 4 herë, ku Kombëtarja jonë ka fituar 1 herë, ka barazuar 2 dhe ka humbur 1 ndeshje. Miqësorja e fundit e skuadrës shqiptare u luajt në Antalia më 13 nëntor 2017 ndaj Turqisë.
Sigal