Kombëtarja e Brazilit publikon listën e lojtarëve për ‘Kupën e Amerikës’

470
Sigal

Kombëtarja e Brazilit ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në “Copa America”.

Mungojnë në këtë listë janë ylli i Tottenham, Lucas Moura,  super talenti i Real Madrid, Vinicius JR mbrojtësi anësor, Marcelo, gjithashtu edhe “ylli” i Chelseas, David Luiz.

Befasi po ashtu është lënia jashtë e mesfushorit të Liverpool, Fabinho i cili po kalon në një sezon të mrekullueshëm.

I përfshirë në këtë ekip është talenti që mahniti këtë sezon në ‘Ligën e Kampionëve’, David Neres i Ajax.

I grumbulluar është edhe mbrojtësi më i ri i Real Madrid, Militao që pati një sezon të shkëlqyer me Porton.

Image