Kombëtarja arrin në Prishtinë, pritje madhështorë për kuqezinjtë

459
Kombëtarja shqiptare ka arritur në Prishtinë dhe është vendosur në hotel ‘Emerald’, ku janë pritur në mënyrë madhështore nga një numër tifozësh kosovarë. Nesër në kryeqytetin e Kosovës luhet miqësorja e shumë pritur mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare. Përballja mes këtyre dy përfaqësuesve pritet te mbush tribunat e stadiumit për shkak se kjo ndeshje më shumë është festive pas kualifikimit të Shqipërisë në Evropianin 2016. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shprehur i emocionuar që tashmë gjendet në Prishtinë për miqësoren e nesërme kundër përfaqësues së Kosovës.
Ikona e futbollit tonë, më të mbërritur në ‘Emerald’ ku është vendosur skuadra kuqezi, tha se është i lumtur që nesër do të zbres në stadiumin e Prishtinës, e ku sipas tij, ky stadium është i lidhur me të dhe familjen e tij, sepse edhe babai i tij, Agim Cana ka qenë lojtar i Prishtinës. “Në një vend dhe në një stadium me një histori të ngushtë, ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë këtij stadiumi. Plus në një moment kur Kombëtarja jonë ka arritur një sukses dhe i ka bërë krenar gjithë shqiptarët më kualifikimin”, ka thënë Cana. “Pritja ka qenë shumë e mirë, çdo person që kemi takuar, çdo makinë, na kanë përshëndetur dhe gjithë njerëzit si dhe ‘Plisat’, dhe vërtetë ishte një pritje fantastike”, deklaroi Cana.
Gianni De Biasi i është kundërpërgjigjur Albert Bunjakit
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, para ndeshjes Kosovë – Shqipëri, tha se Kombëtarja shqiptare po i pengon ata që të krijojnë një skuadër të fuqishme, duke i rrëmbyer lojtarët më të mirë.de-biasi-5. I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Gianni De Biasi që ka thënë se kanë marrëdhënie të mira me FFK’në dhe se nuk janë duke i penguar në krijimin e skuadrës. “Dyert E kombëtares janë të hapura për çdo futbollist shqiptar, unë do të ftoj lojtarët që kanë ndihmuar në kualifikim. Kemi marrëdhënie të mira me FFK’në dhe nuk do ta pengojmë FFK’në në rrugën e saj. Kemi një ekip shumë të mirë edhe Kosova ka fatin e mirë që ka shumë lojtarë të mirë dhe në rast që ndonjë futbollist nuk ftohet nga Kosova atëherë ne na duhet do t’i ftojmë”, ka thënë De Biasi.
Sigal