Kombëtaret U-17 dhe U -19 në provën e ndryshimit

396
Sigal

Kombëtaret e “vogla” në provën e ndryshimit, Granit Xhaka më i miri ndër të gjithë në Zvicër, merkato trajnerësh, Devolli për Krujën, një serb në Fier

Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet pas disa ditësh në Turqi, aty ku marrin pjesë përfaqësueset e 8 shteteve. Lajmin e bën publik vetë FSHF në faqen e saj zyrtare. “FShF njofton se ditën e sotëm në 7 Janar 2019, ditë e hënë, ora 10:00, në ambientet e FSHF do të zhvillohen konferencat për shtyp të trajnerëve të Kombëtareve U-19 dhe U-17, Nevil Dede e Elvin Beqiri, në kuadër të grumbullimeve që U-19 dhe U-17 fillojnë këtë javë. Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në “2019 Mercedez Benz Aegean CUP” , kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë turne marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbajxhani dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar. Ndërsa Kombëtarja U-19 do të zhvillojë një mini-fazë stërvitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore gjatë grumbullimit në kompleksin Tropikal në Durrës”, – njofton FSHF për grumbullimin e dy Kombëtareve të “vogla”.