“Kokëkuqja” “pushton” Hungarinë, Ferrari sundon Hungaroringun

514
Nga Agron KAJA
FORMULA 1/ Triumfojnë pilotët e Ferrarit, Vetel fiton garën e katërt të sezonit, Alonso shfaqet në 10 më të mirët
Gara e 11-të e sezonit 2017 në Formula 1, dje u mbyll me një fitore të dyfishtë nga pilotëve e Ferrarit. Kësisoj, Sebastian Fetel dhe Ferrari konfirmohen pretendentë kryesorë për fitoren në Botërorin e Formula 1, pas këtij suksesi të rëndësishëm në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku Vetel thelloi përsëri diferencën me ndjekësin më të afërt, Luis Hemilton. Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen zhvilluan një garë perfekte dhe kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove. Ata arritën të ruanin dy vendet e para në nisjen e garës, ndërsa një përplasje e Verstapen me shokun e skuadrës, Riçiardo, solli tërheqjen e këtij të fundit dhe hyrjen në pistë menjëherë të makinës së sigurisë. Gjatë pjesës së parë të garës, Vetel vijoi të garonte i pa shqetësuar nga Raikonen, por pas ndërrimit të gomave, filloi të raportonte probleme me timonin. Dy makinat Mercedes që gjendeshin pas atyre të Ferrarit, e ngushtuan diferencën, ndërsa Raikonen i kërkoi skuadrës që të lejohej të parakalonte Vetel, meqënëse ishte më i shpejtë. Ferrari nuk ia mundësoi një gjë të tillë, ndërsa Mercedes pranoi që Botas dhe Hemilton të ndërronin vendet, në mënyrë që britaniku të sulmonte dy pilotët e Ferrarit, me shpresën që të mund të kalonte ndonjë prej tyre. Ai provoi për 10 xhiro, por temperaturat e larta në pistë dhe situata e gomave, bënë që ai të tërhiqej nga këto sulme. Në fund, Hemilton ngadalësoi shpejtësinë, aq sa të lejonte Botas të rimerrte vendin e tretë, duke u kënaqur me të katërtin. Pas 11 garave, për pilotë kryeson Sebastian Vetel i Ferrarit me 202 pikë, 14 pikë para Hemilton të Mercedes, ndërsa për konstruktorët, Mercedes vazhdon kryesimin, tashmë me 357 pikë, ndaj 318 pikëve të Ferrarit.
Në garën e 11-të të sezonit 2017 të Formula 1, piloti i McLaren, spanjolli Fernando Alonso, për herë të parë hyri në 10 kryesuesit e garës. Ish-kampioni i Botës nuk po kalon një sezon të mirë me makinën e McLaren, pasi renditet në vendin e 15-të me 10 pikë

Renditja në garën e Hungarisë
Piloti Skuderia Xhiro Koha P
1. Sebastian Vetel Ferrari 70 1:39:46.713 25
2. Kimi Raikonen Ferrari 70 +0.908s 18 
3. Valteri Botas Mercedes 70 +12.462s 15
4. Luis Hemilton Mercedes 70 +12.885s 12
5. Maks Verstapen Red Bull 70 +13.276s 10
6. Fernando Alonso McLaren 70 +71.223s 8
7. Karlos Sainz Toro Roso 71 +1 xhiro 6
8. Serxhio Perez Force India 71 +1 xhiro 4 
9. Esteban Okon Force India 71 +1 xhiro 2
10.Stofel Vendorne McLaren 71 +1 xhiro 1

Renditja e përgjithshme e pilotëve
Piloti Skuderia P
1.Sebastian Vetel Ferrari 202
2.Luis Hemilton Mercedes 188
3.Valteri Botas Mercedes 169
4.Daniel Riçardo Red Bull 117
5.Kimi Raikonen Ferrari 116
6.Maks Verstapen Red Bull 67
7.Serxhio Perez Force India 56
8.Esteban Okon Force India 45
9.Karlos Sainz Toro Roso 35
10.Niko Hulkenberg Renault 26

Renditja e konstruktorëve
Nr.Skuderia P
1.Mercedes 357
2.Ferrari 318
3.Red Bull 184
4.Force India 101
5.Uilliams 41
6.Toro Roso 39
7.HAAS 29
8.Renault 26
9.McLaren 11
10.Sauber 5

Garat e vitit 2017
Gara Data Fitues Skuderia Xhiro Kohët
1.Australia 26.03.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:24:11.672
2.Kinë 09.04.2017 L. Hamilton Mercedes 56 1:37:36.158
3.Bahrein 16.04.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:33:53.374
4.Rusi 30.04.2017 V. Botas Mercedes 52 1:28:08.743
5.Spanjë 14.05.2017 L. Hamilton Mercedes 66 1:35:56.497 
6.Monako 28.05.2017 S. Vetel Ferrari 78 1:44:44.340 
7.Kanada 11.06.2017 L. Hemilton Mercedes 70 1:33:05.154 
8.Azerbaixh. 25.06.2017 D. Riçardo Red Bull 51 2:03:55.573 
9.Austri 09.07.2017 V. Botas Mercedes 71 1:21:48.523
10.Angli 16.07.2017 L. Hemilton Mercedes 51 1:21:27.430
11.Hungari 30.07.2017 S. Vetel Ferrari 70 1:39:46.713
Sigal