Klubi spanjoll përjashtohet për tre vite nga kampionatet, ja arsyeja…

432
Sigal

Muajt e fundit Spanja është goditur nga probleme të shumta në sporte të ndryshme. Trukimet kanë qenë kryefjala dhe për këtë autoritetet kanë arrestuar mbi 80 persona. Por jo vetëm trukimet janë problem, një klub i vogël i Segunda Division, Reus Deportiu ka qenë në qendër të vëmendjes.

 

Këtë sezon Reus ka pasur probleme financiare dhe futbollistët nuk janë paguar që në verë. Në dhjetor situata u bë dramatike dhe sipas rregullores, shumica e ekipit kërkoi prishje kontrate e për pasojë largim.

Ndonëse pa shumë titullarë, Reus respektoi kampionatin dhe mori rezultate shumë të mira, ndërsa para pak ditësh erdhi lajmi i madh: një kompani britanike bleu klubin dhe do të shlyejë gjithë borxhet.

Megjithatë, ligji është ligj dhe prej dy javësh ndeshjet e Reus nuk janë lejuar të luhen. Sot vendimi drastik: Reus Deportiu përjashtohet 3 vite nga kampionatet spanjolle, ndërsa më pas do të duhet të aplikojë për ta nisur nga futbolli amator.

Ndoshta një apelim në CAS do të ndryshojë gjithçka, por për momentin Reus është jashtë futbollit, por borxhet e akumuluara që në verë. Pak a shumë si klubet shqiptare, por këtu nuk ka federatë e qeveri që t’i bëjë derman kaosit që sundon në futbollin tonë.