Klubi i njohur i Premier League kërkon Higuain, Juventus i vendos çmimin

540
Sigal

Tifozët e mirëpritën me entuziazëm të madh dje, duke i kërkuar të qëndronte te Juventusi. Megjithatë, e ardhmja e Gonzalo Higuain duket se do të jetë largo Torinos. Për sulmuesin argjentinas ekziston mundësia e rikthimit të shpejtë në Premier League, pas “lamtumirës” nga Chelsea, ku qëndroi për 6 muaj i huazuar.

West Ham ka kontaktuar me drejtuesit e Juventusit për “Pipitan”. Sipas raporteve të “Sky Sport”, “Hammers” kanë propozuar një huazim, me të drejtën e blerjes përfundimtare, nëse plotësohen disa kushte. Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron të hyjë më tej në të tilla llogari. Ai ka vendosur çmimin 40 milionë euro për argjentinasin.

“Zonja e Vjetër” do të vlerësojë ofertat dhe do të tentojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, për t’i gjetur një klub të ri sulmuesit. Vetë Higuain dëshiron të konfirmohet në një skuadër që t’i besojë për të ardhmen, për të mos qëndruar në huazime në ekipe të ndryshme.