Klubet e Premierligës vihen në radhë për sulmuesin rus

577
Sigal

Fedor Chalov është e ardhmja e futbollit rus. 21-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me CSKA Moscow, duke u konfirmuar si bomber i si ardhmes për kombëtaren ruse, ndërsa destinacioni i radhës pritet të jetë një klub i madh në Premier League.

Liverpooli është në krye të ekipeve që kanë shfaqur interes për lojtarin, teksa në listë janë edhe Everton, Arsenal, Wolves dhe Tottenham.

Konkurrenca e fortë ka bërë që edhe kërkesa e drejtuesve rusë për talentin 21-vjeçar të jetë e lartë, të paktën 20 milionë euro ndërsa Chalov ka edhe 2 vite të tjera të mbetura në kontratë e nuk ka ndërmend të rinovojë.