Sigal

Në një dalje për mediat pas përfundimit të sfidës mes Manchester City dhe Liverpool, tekniku i këtij të fundit Jurgen Klopp, u shpreh se nëse duhej të zgjidhte këtë ecuri (8 ndeshje 20 pikë) që në fillim të sezonit, do të pranonte pa u menduar aspak.

“Nëse dikush do të më thoshte të firmosja për 20 pikë pas 8 javësh, do të doja që kampionati të niste nga java e 9 direkt”, – tha Klopp.

Më tej ai u ndal tek Liga e Kombeve, për të cilën tha se është turneu më i pakuptimtë.

“Fatkeqësisht, djemtë duhet të largohen tani për të marrë pjesë në turneun më të pakuptimtë në botën e futbollit, në Ligën e Kombeve.

Shpresoj që të kthehen shëndosh e mirë dhe të jenë gati për Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën. Është kohë e vështirë për futbollistët dhe duhet që të mendojmë për ta”, deklaroi Klopp.