Klopp harron disfatën në Champions, gati të krijojë katërshen e re të mrekullive

234

Jurgen Klopp ka marrë dritën jeshile nga klubi për të krijuar katërshen e re të mrekullive këtë verë, me pronarin John H Henry që pritet të bëjë katër super blerje, sipas shtypit anglez.

Liverpool shkoi shumë afër triumfit në Champions League në këtë sezon, duke u mundur në finale nga Real Madrid. Pavarësisht fillimit të mirë të lojës, ata humbën Mohamed Salah për shkak dëmtimit dhe nuk u dukën më i njëjti ekip.

Gjithsesi, atmosfera në “Anfield” mbetet pozitive dhe ekziston ndjesia se skuadrës i mungon vetëm pak për të luftuar me Manchester City në Premier League. Në mënyrë që kjo të ndodhë, Klopp do të marrë një mbështetje të madhe financiare në merkaton e verës, me synimin për të ndërtuar një sulm të ri.

Sipas “The Sun”, Nabil Fekir, do të merret për të zëvendësuar Philippe Coutinho, i cili është larguar në janar. Përforcimet e tjera do të jenë Wilfried Zaha Crystal Palace, Christian Pulisic i Dortmund dhe Thomas Lemar i Monaco.

Këta të tre, gjithmonë sipas “The Sun”, do të merren për të krijuar pak rivalitet për Salah, Mane dhe Firmino, të cilët e kanë pasur të garantuar vendin në formacionin titullar gjatë gjithë sezonit të kaluar. Ndërkohë, mesfusha do të përforcohet me Naby Keita, i cili do të transferohet te Liverpool nga Leipzig.

Emre Can pritet të largohet pasi nuk është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës dhe kjo do të thotë se Klopp do të kërkojë një tjetër mesfushor. Gjithashtu, “Të Kuqtë” kanë vënë në shënjestër portierin e Roma-s, Alisson, për të zëvendësuar Karius, fajtori i humbjes së pësuar në Kiev.