Sigal

Jurgen Klopp ka folur në prag të ndeshjes së League Cup, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Stamford Bridge”.

“Nuk e di se përse njerëzit flasin për ne edhe për Manchester City-n si kandidate për ta fituar titullin kampion dhe harrojnë Chelsea-n. Kemi të bëjmë me një skuadër eksperte, që e ka fituar premier League-n, madje 80% e tyre e ka bërë ndoshta dy herë e nisur nga kjo e dinë se si funksionin kjo gjë. Është një grup mjaft i mirë, një skuadër e mirë”, deklaroi tekniku i Liverpool-it.

Tekiku gjerman më pas nuk i kurseu komplimentet për trajnerin e skuadrës londineze, Maurizio Sarri, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë edhe pse erdhi gjatë fazës përgatitore.

“Është hera e parë që kam parë një sistem të tillë të madh të ndërrohet në kaq pak kohë. Jam i befasuar. Chelsea e ka ndryshuar totalisht stilin, çfarë trajneri. E admiroj që nga kohët e Napolit, luante një futboll spektakolar dhe po e bën të njëjtën gjë pavarësisht një para-kampionati pa shumë lojtarë. Ka gjithë respektin tim, duhet ta pranoj që deri më tani ka bërë një punë mjaft të mirë”, deklaroi Guardiola.