Klop: Dëmtimet e Shaqirit na shqetësojnë të gjithëve

477

Xherdan Shaqiri ishte një nga “xholat” e sezonit të suksesshëm të Liverpulit të Klop vitin e kaluar.

Sulmuesi arriti të jetë deçiziv në disa nga ndeshjet më delikate të të kuqve në fundin e sezonit.

Megjithatë, Shaqiri nuk arriti kurrë të zërë një vend në formacion, duke parë edhe nivelin e lartë të Mohamed Salah. Përtej kësaj, shqiptari me pasaportë zvicerane ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme, që nuk e kanë lejuar të tregojë veten në “Anfield Road”.

I pyetur rreth Shaqirit, Klop shprehet se nuk ka arritur të marrë më të mirën e tij për shkak të dëmtimeve.

Gjermani tregon se e ka nën vëzhgim situatën e lojtarit dhe ndihet keq për shkakun se ai nuk po arrin formën e duhur për të luajtur, diçka që ndikon keq edhe për Klop, pasi do e kishte një alternativë të mirë për të zëvendësuar Salah, i cili po luan çdo ndeshje të plotë. Në lidhje me fizikun e shqiptarit, Klop deklaron se është lojtari me fizikun më të pabesueshëm që ka parë.

“Dëmtimet e tij nuk kanë qenë shumë të mëdha, por mjaftueshëm për ta mbajtur atë jashtë fushave. E kuptoj që është zhgënjyese për të dhe jo diçka pozitive për ekipin. Ne po punojmë për të gjetur një zgjidhje.

Akoma nuk kemi arritur të kapim një Xherdan në 100% të formës së tij, kështu që do e ndjekim me kujdes.

Situata e tij nuk është më e mira dhe kjo për disa arsye. Shaqiri është një lojtar shumë i veçantë për disa aspekte. Fiziku i tij është i ndryshëm nga çdo lojtar që kam parë më parë. Muskujt e tij janë të pabesueshëm”, përfundoi Klop.