Klodeta Gjini: Sporti, element i rëndësishëm i ndryshimit shoqëror në sfidën globale

2626
Sporti sot udhëton përtej çdo kufiri imagjinar i viteve të shkuara. Sport për integrim, sport për parandalim dhe rehabilitim shëndetësor, sport për kurim, sport për shëndet, sport për socializim, sport për edukim, sport për tu zbavitur, sport si përfaqësues i vlerave shoqërore, në kuptimin real të fjalës është një mënyrë të jetuari me vlera të shëndosha. 
Sa më tepër kalon koha, aq më tepër rritet rëndësia e marrjes me aktivitet fizik. 
Grup- mosha të ndryshme apo segmente të popullsisë kanë nevoja dhe objektiva të përcaktuara, të ndryshme dhe me vlera të përcaktuara për shëndetin. Promovimi i aktivitetit sportiv ka nevojë që organet lokale, shkollat, shteti dhe gjithë strukturat që i dedikohen të pohojnë rëndësinë e praktikimit të rregullt të aktiviteti fizik me profesionistë të cilët duhet të inkurajojnë çdo person që të transformojë aktivitetin fizik në një stil jetese.
Kryerja e një aktiviteti të tillë ka nevojë për qartësi, mundësi ekonomike për të gjithë, ambiente të sigurta dhe profesionale që duhet të zotërojnë cilësi jo vetëm sportive, por të jenë dhe administrator të zotë. Tregu shqiptar në fushën e sportit, ashtu si dhe në fushat e tjera, duhet të fillojë të strukturohet në mënyrë që të garantojë shërbimin duke futur logjiken që shoqëria sportive drejtohet si një ndërmarrje me drejtor teknik e administrativ, me personel që njeh marketingun dhe di ta aplikoje atë, në përputhje me dinamikat e tregut.
A komunikohet në mënyrë efikase? Sa e njohim tregun? Cilat janë kërkesat e tij? Sa jemi transparent në komunikim? Sa e njohin vlerën e marrjes me sport? Sa përdoret marketingu nga shoqëritë sportive? Cila është politika e klubeve sportive në këtë drejtim? Sot, marketingu sportiv përdor të njëjtat teknika dhe analiza duke ofruar vlera për individin, por dhe shoqërinë. A ka të dhëna strukturore për tregun shqiptar? Si është bashkëpunimi midis këtyre strukturave dhe massmedia? Sa klube sportive, federata dhe struktura fitnes private përdorin date base? Si bëhet analiza e të dhënave dhe çfarë korelacionesh ka? A ka një vlerësim periodik të të dhënave dhe si po ndryshon tregu? Sa figura sportive kanë lidhur emrin e tyre me një markë? Si paraqitet raporti me sponsoret? Sa shfrytëzohet sporti si element që mundëson njohjen e një marke me buxhet më të ulët në lidhje me forma të tjera njohje? Është momenti që të reflektohet e të punohet me baza shkencore për të pasur një raport cilësi- çmim korrekt për të përballuar konkurrencën që vjen nga jashtë. Sot publikimet e fundit shprehen për marketing emocional, logo që shpërndajnë një parfum karakteristik të markës të studiuar me kujdes nga marka. Një nga ekspertët me famë botërore dhe studiues i kujdesshëm i tregut Kotler, sot flet për marketingun 3.0 që do të thotë faza e tretë pas atij të transaksioneve dhe të relacioneve. Thelbi i strategjive të sotshme është i fokusuar në kujdesjen e vlerave të shoqërisë dhe atyre njerëzore. Ndërmarrjet sot për të qenë fituese në treg duhet të respektojnë vlerat njerëzore, ato më të thella të klientit dhe t’i transmetojnë ato pa humbur në fitim. 
Sjellja dhe vlerat e ndërmarrjeve janë gjithmonë dhe më tepër nën lenten e opinionit publik. Konsumatorët shkëmbejnë më shumë lehtësi opinionin e tyre në lidhje me ndërmarrjet, produktet, markat, shërbimin dhe të diskutojnë për arritjet jo vetëm funksionale, por edhe shoqërore. Gjenerata e re e klientëve është shumë e kujdesshme në lidhje me problemet dhe preokupimet shoqërore. Marketingu 3.0 ka 10 rregulla qe duhen respektuar dhe këto janë:
1) Klienti te trajtohet me dashuri dhe në të njëjtën mënyrë dhe konkurrenca;
2) Të jemi të gatshëm të transformohemi dhe të ndryshojmë;
3) Të shprehim qartë vlerat tona dhe t’i mbështesim ato;
4) Të përqendrohemi në një segment të tregut që na jep maksimumin e të ardhurave;
5) Të praktikojmë çmime të ndershme dhe të lëmë hapësira për të kuptuar cilësinë që ofrojmë;
6) Të ndihmojmë klientët potencial të arrijnë tek ndërmarrja dhe tek produktet e saj;
7) Të shikohet klienti si klient për gjithë jetën;
8) Çdo lloj biznesi të shikohet si shërbim; sepse çdo produkt është i lidhur me një shërbim;
9) Të përmirësohet çdo ditë procesi i biznesit që kemi;
10) Të marrim në konsideratë çdo lloj aspekti dhe informacioni që kemi – jo vetëm ata financiare- përpara se të marrim një vendim.
Një komunikim i hapur dhe i sinqertë është thelbësor që personeli të dijë çfarë pret klienti dhe si të rrisim vlerën e shërbimeve që ofrojmë. Këto rregulla baze duhet të udhëheqin sot edhe shoqëritë apo klubet sportive në punën e tyre dhe orientimin në treg. Sot flitet për MILLINALS ( të lindurit në këtë mijëvjecar) dhe 2015 do të jetë një vit ku vëmendja do përqendrohet pikërisht në kërcime apo hope kulturale të gjeneruara nga ata që do të fillojnë të kenë një rol lidershipi në lidhje me të rinjtë e sotëm, e ashtuquajtura gjenerata Z, që do të vendosë si do të jetë drejtimi apo trendi i tregut. Një nga tendencat kryesore që do të fillojë në 2015 është konsolidimi i karrierës i të lindurve dixhital nga një anë dhe të ashtuquajtuarit “screenagers” (gjenerata që rritet me internet dhe social media) dhe kjo duhet pasur parasysh ne prezencën në mediat sociale. Kush administron aktivitete sportive duhet të mendojë edhe për një diferencim të tyre dhe hyrje financiare nga aktivitete të ndryshme. Jo vetëm stadiumet apo palestrat si pronësi, por edhe shitje të materialeve të ndryshme që nga kartolinat deri tek uniformat, flamujt, etj. Krijimin dhe shfrytëzimin në ambiente apo të sallave për konferenca apo kongrese. Sponsorizimi i eventeve të organizuara nga ekspertë në mënyrë të tillë që të të sjellë rezultate për të dy palët. Prezenca në facebook, tëiter, blogu në faqen e sitit, e-commerce, mailinglist e mobile marketing, shërbejnë për një fushatë cross-mediale dhe të gjitha këto për të qenë më të njohur dhe të pranishëm në treg, më afër klientëve apo konsumatorëve. Nganjëherë bëhen ca hapa duke kërcyer, por në këtë rast më takon si ish kërcyese ta them e para, që përballimi i tregut kërkon persona me përgatitje në fushën e marketingut dhe me njohje specifike në ambientin e sportit. E vetmja mënyrë që të përballohen këto lloj hope që krijojnë mundësinë dhe lejojnë që aktiviteti sportiv të përballojë me sukses tregun global.
Sigal