Klitshko shokon me lajmin: Largohem nga boksi!

570
Boksieri ukrainas Vladimir Klitshko, ka postuar një lajm, i cili edhe e ka çuditur botën e sportit, dhe atë të boksit në veçanti. Një nga boksierët më të mirë që ka njohur historia e boksit, Vladimir Klitschko, pësoi humbje nga Joshua në muajin prill të këtij viti, ku britaniku u bë kampioni absolut në boksin botëror. Dhe ndeshja e viti, e cila ishte menduar të zhvillohej më 11 nëntor 2017, në Las Vegas, tani duket se do të caktojë një konkurrent tjetër për Joshuan. 41 vjeçari Klitshko ka 10 vjet që dominon në kategorinë e rëndë të boksit botëror, duke kujtuar që më parë ka humbur me Tajson Fiuri në vitin 2015. Por, ai u rikthye pas një përgatitje 18 muajshe për t’u përballur me Joshuan, para 90 mijë tifozëve në Londër. Britaniku e mposhti atë në raundin e 11-të, dhe tashmë ky vendim i Klitshkos ka shokuar botën e boksit, të kampionit me me një rekord prej 64 fitore dhe 5 humbje në karrierë, deri në humbjen me Fiurin.
Sigal