Klitschko tërhiqet nga boksi, nuk do të ndeshet kundër Anthony Joshua

124
Ish-kampioni i botës për pesha të rënda Wladimir Klitschko, ka lajmëruar se do të tërhiqet nga boksi, duke përjashtuar kështu një ndeshje tjetër kundër britanikut Anthony Joshua. Klitschko është tërhequr nga boksi pas një karriere 21 vjeçare të mrekullueshme dhe përplot suksese.
Boksieri profesional ukrainas për plot 4, 383 ditë ishte kampion duke mbretëruar në dy disiplina duke e mbrojtur titullin 23 herë.

Klitschko përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se ka vendosur t’i varë dorezat e boksit, pas 71 meqeve, mirëpo për shkak të interesimit tejet të madh faqja e tij zyrtare është bllokuar që e bën të pamundur që publikimi i tij të jepet i plotë në këto momente.

41 vjeçari ka fituar të artën olimpike në Atlanta dhe ka shpenzuar kohë si kampion më shumë se çdo kush tjetër deri më sot.