Klauzolë largimi prej 700 mln eurosh, ja si Messi mund të largohet falas nga Barcelona

578
Besojeni ose jo por Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona falas, pavarësisht se në kontratën e re të nënshkruar nga ai parashikohet një klauzolë largimi që kap shifrën e 700 mln eurove.
Lajmin e bën të ditur “El Mundo Deportivo” e cila raporton se Barcelona do ta humbasë Lionel Messi-n me kosto zero në rast se Katalonja fiton pavarësinë. Jo më kot ylli argjentinas priti të kalonte situata e trazuar në këtë rajon për të firmosur kontratën e re që e bën futbollistin më të paguarin në botë.
Por ka edhe një mundësi tjetër për Barcelonën sipas “El Mundo Deportivo-s” për të marrë paratë e klauzolës në rast se Katalonja shpallet e pavarur. Kjo ka të bëjë me mundësinë që klubi ka për tu integruar në një nga kampionatet e tjera si “Premier League”, “Bundesligë” apo “Ligue 1”.
Siç shpjegohet nga “EL MUNDO”, klubi katalanas do të paguajë për Messi-n një shpërblim bruto prej 100 milionë eurosh, që do të shpërndahet gjatë sezoneve të ardhshme. Kjo shumë e shtuar në kartelë do të dërgojë në 35 milionë euro neto fitim në vit, 70% më shumë se sa merr Cristiano Ronaldo.
Këto shpërblime nuk përfshijnë të drejtat e imazhit, të cilat janë të rezervuara për shfrytëzim të plotë, as bonuset. Vetëm shifrat e rëna dakord nga ish-shoku i tij, Neymar me PSG, janë të afërt me ato që është pajtuar Messi me Barçën.
Sigal