Klarens Sedorf gjen ekip të ri, firmos me klubin e njohur spanjoll

626
Ish-lojtari i Milanit, Klarens Sedorf, do të jetë trajneri i ri i ekipit spanjoll të Deportivo La Korinjës. Klubi ka konfirmuar ditën e djeshme arritjen e marrëveshjes me Sedorf, dhe ai është prezantuar në mbrëmje si trajneri i ri.
Kujtojmë që Sedorf drejtoi Milanin për disa muaj në vitin 2014, por aventura e tij te kuqezinjtë ishte zhgënjyese. Më pas mori drejtimin e klubit kinez, Shenzen, në vitin 2016, dhe ky ka qenë klubi i fundit që holandezi ka drejtuar.
Ai do të kërkojë të tregojë vetën të klubi spanjoll i Deportivos, që këtë sezon lufton për mbijetesë.
Sigal