Kjo Tiranë nuk ka turp, pëson humbjen e shtatë

508
Sigal

Rekordmenët e Shqipërisë humbasin 2-1 në Kukës dhe e mbyllin fazën e parë të fundit

Tirana ndodhet në krizë të plotë rezultatesh. Shtatë humbje në 11 ndeshjet e fazës së parë. Vendi i fundit në renditje. Nëse kampionati do të mbyllej sot, bardheblutë do të zbrisnin në Kategorinë e Parë, atje ku ndodhet aktualisht Dinamo dhe sezonin e kaluar luante dhe Partizani. Edhe pse klubi shkarkoi ish-trajnerin Nevil Dede, ardhja në krye të bankinës e Alpin Gallos nuk ndryshoi asgjë: tri ndeshje, po aq humbje. Dështimi i fundit bardheblu u realizua në Kukës, në atë humbje 2-1 në “Zeqir Ymeri” dhe me 24 herë kampionët që e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë.

Trajneri Alpin Gallo regjistron humbjen e tretë radhazi në krye të 24 herë kampionëve të vendit, duke mos i dhënë asnjë ndryshim performancës së të tijve, edhe pse erdhi si shpëtimtar në vend të Nevil Dedes. Gjithsesi, zgjedhja e tij në sulm, Cake, që luajti nga fillimi në vend të Semedos, mund të justifikohet deri diku, sepse pogradecari ka shënuar mjaft herët në këtë transfertë, që në minutën e katërt, duke zhbllokuar shifrat e këtij ballafaqimi. Tirana e sheh veten shpejt në epërsi, por ky do të ishte vecse një vegim, që do të zhdukej me kalimin e minutave. “Malorja” e bardhebluve bëhet akoma më e vështirë në minutën e 14-të, kur Kotobelli nxirret me karton të kuq nga kryesori i ndeshjes, duke i lënë të tijtë për gati 80 minuta me dhjetë lojtarë në fushë. Në një situatë të tillë, Tirana do ta kishte të vështirë ta përballonte uraganin kuksian. Reagimi i nënkampionëve të vendit ka qenë i fortë dhe përmes dy ish-lojtarëve bardheblu, Cikalleshi dhe Allmuca, kanë arritur të përmbysin dizavantazhin në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë ka qenë më e kujdesshme për vendësit, që kanë menduar të mbrojnë avantazhin dhe të korrin kësisoji fitoren e dytë radhazi. Pas suksesit “in extremis” në Lac, javën e shkuar, vjen edhe triumfi tjetër ndaj bardhebluve. Kësaj here në “Zeqir Ymeri”, ku Kukësi rikthehej të luante pas katër javësh mungesë (si pritës), për shkak të ndëshkimit të Disiplinës. Ky rikthim i ka kënaqur tifozët kuksianë, që ishin të konsiderueshëm në numër, pavarësisht se në pjesën e dytë kanë nisur reshjet e shiut dhe temperaturat kanë qenë të ulëta. Vijon kësisoj dominimi i verilindorëve ndaj kryeqytetasve në dy sezonet e fundit, teksa kujtojmë se vitin e shkuar i bënë gjëmën Tiranës në kampionat dhe kupë. Asokohe 24 herë kampionët e vendit kishin në përbërje emra cilësorë dhe u mundën thellë në Kukës, ndërsa kësaj radhe, që mezi kanë shtrënguar radhët me “tepricat” e ekipeve të tjera, të paktën janë mposhtur me një gol diferencë. Disfata e pësuar në “Zeqir Ymeri” ka qenë e shtata në këtë kampionat për Tiranën, që e mbyll fazën e parë në një situatë vërtet kritike, në vendin e fundit me 10 pikë. Sipas formatit të kampionatit, këtë sezon nga Kategoria Superiore do të bien direkt katër skuadrat që do të renditen të fundit dhe Tirana, nëse nuk bën investime në merkaton e janarit, është favoritja kryesore për të rënë për herë të parë një kategori më poshtë, atje ku sot ndodhet aktualisht Dinamo e sezonin e kaluar ishte dhe Partizani.

Kujtojmë se java e 11-të e Superiores startoi me tri ndeshjet e para të shtunën. Ditë kur u ndalën kryesuesit, Skënderbeu në Ballsh dhe Teuta në kryeqytet, duke ruajtur distancën mes tyre. Skënderbeu është thyer në “Adush Muca”, duke pësuar humbjen e tretë në kampionat dhe të dytën në transfertë, ndërsa Teuta është gjunjëzuar para tripletës së mrekullueshme të Julian MalosTriumf i kurbinasve në derbin me Kastriotin, duke bërë në njëfarë mënyre autokritikë për disfatën e javës së kaluar në shtëpi me Kukësin. Rikthehet në “identitet” Kastrioti, duke mos e ruajtur dot shijen e mirë që kishte lënë suksesi i kaluar në “Niko Dovana”, ku i shkaktoi humbjen e parë në kampionat Teutës së Maganit, para se ta bënte këtë edhe ndaj të kuqve të Hasan Likës në përmbyllje të fazës së parë. Me ndeshjet e kësaj jave u mbyll edhe faza e parë, ku Skënderbeu u shpall “kampion i dimrit”.

KATEGORIA SUPERIORE

Java XI

Dje, 10.11.2013

FLAMURTARI–LUSHNJA  4-3

Golat: Telushi 47’, 80’, Abilaliaj 89’, L.Shehaj 90+1’ / Trashi 43’, 51’, Gjyla 90’

KUKËSI–TIRANA   2-1

Golat: Cikalleshi 34’, Allmuca 44’ / Cake 4’

BESA–VLLAZNIA  1-0

Golat: Sefa 82’

Të shtunën, 10.11.2013

KASTRIOTI–LAÇI     0-2

Golat: Brkic 30’, Vucaj 90’

PARTIZANI-TEUTA  3-0

Golat: Malo 70’, 77’, 93’

BYLIS-SKENDERBEU  1-0

Golat: Gërxho 52’

EKIPI           N    F    B    H    GSH  GP   P

1    Skënderbeu 11   7    1    3    17   9    22

2    Teuta      11   5    4    2    16   14   19

3    Vllaznia   11   5    2    4    16   11   17

4    Partizani  11   5    2    4    10   9    17

5    Laçi       11   5    1    5    9    10   16

6    Kukësi     11   4    3    4    11   12   15

7    Lushnja    11   4    3    4    11   12   15

8    Bylis      11   3    5    3    13   11   14

9    Flamurtari 11   5    2    4    14   13   14

10   Kastrioti  11   4    0    7    8    12   12

11   Besa       11   3    2    6    8    12   11

12   Tirana     11   3    1    7    4    12   10

 Deri në minutën e 89-të, Flamurtari-Lushnja ishte 2-2, më pas vjen shpërthimi në portat respektive

 “Çmenduri” në Vlorë, tre gola në tri minuta e fundit

 Dramë sportive me shumë ngjyra në Vlorë, ku rezultati përfundimtar 4-3 dëshmon se kemi të bëjmë me

  Spektakël dhe “festival” golash në Vlorë, në një Flamurtari-Lushnja, që përfundoi me rezultatin e bujshëm 4-3, por me të veçantën e takimit, pasi në minutat 89’, 90’ dhe 91’ u shënuan tri gola, dy nga vlonjatët dhe një nga lushnjarët. Dy dopieta në stadiumin “Flamurtari”, që mbajnë emrin e Lorenc Trashit dhe Bruno Telushit, e kanë dërguar sfidën në barazpeshë të plotë deri afër fundit të lojës. Një minutë para mbarimit të kohës së rregullt rezultati ishte 2-2, por atëherë kur nuk pritej, kur kishin nisur edhe kontestimet në radhët e tifozëve vlonjatë, del në skenë Abilaliaj. Sulmuesi i aktivizuar në pjesën e dytë ka shënuar me kokë në minutën e 89-të, me shpresën se kështu po vuloste suksesin e të tijve, por ka barazuar “flakë për flakë” Gjyla për miqtë, në minutën e parë shtesë. Mirëpo drama nuk mbaron këtu, sepse “spektakli” i kohës shtesë do të vijonte me golin e katërt të Lorenc Shehajt. I riu vlonjat, i hedhur në fushë në pjesën e dytë, ka përmbyllur gjithçka me golin e tij. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës, pas dy fitoresh në transfertë (në Berat ndaj Kukësit dhe Tiranë), marrin edhe të tretën ndaj lagunarëve, në rikthimin që bënë në shtëpi pas dënimit të Disiplinës, duke konfirmuar se e kanë lënë pas krahëve krizën dhe janë gati të vijojnë në rrugën e rezultateve pozitive. Flamurtari vuajti mungesën e tre titullarëve: Veliu, Polizoi Arbri dhe Lena, ndërsa te lushnjarët nuk mund të aktivizohej portieri Spaho, që kishte mbushur numrin e kartonëve të verdhë për një javë pezullim.

 Besa thyen Vllaznimë

Sulmuesi lushnjar i Besës, Fatjon Sefa, shfrytëzoi në maksimum të vetmin gabim në vendosje të mbrojtjes shkodrane në minutën e 82-të, për ta ndëshkuar Vllazninë (1-0) në momentin e saj më të mirë, duke i dhuruar Besës një fitore me shumë vlera e duke nxjerrë atë nga vendi i fundit. Nëse kuqeblutë kanë pasur raste flagrante për të shënuar gol, sidomos me Arsen Hajdarin, kavajasit janë gjendur “me pikatore” përballë Vujadinovicit. Mirëpo, në futboll ekziston ligji i pashkruar: po nuk shënove, do ta pësosh. Kjo i ndodhi skuadrës së Agim Canajt, që e ka përcjellë sfidën nga tribuna, për shkak të pezullimit dyjavor nga Disiplina. Shpëtimtar i portës kavajase ka qenë Ibrahim Bejte, por natyrisht që në disa raste është “falur” edhe nga sulmuesit shkodranë. Rasti i Hajdarit në gjysmën e pjesës së dytë ka qenë i pafalshëm për t’u humbur. Numri 7 i kuqebluve ka qenë i vetëm me portierin verdhezi, por nuk ka mundur të finalizojë, duke u ngatërruar me këmbët e veta. Kavajasit e Mergjyshit ngjiten tashmë në kuotën e 11 pikëve, duke ia lënë fundin e renditjes Tiranës, në këtë fund të fazës së parë.