Jurgen Klopp ka treguar se gjithmonë është i drejtpërdrejtë në atë që thotë duke mos u fshehur për asgjë nga ato që mendon.

I pyetur nga gazetarët se cila është skuadra favorite për të fituar Champions League këtë sezon trajneri gjerman theksoi se Juventus është ekipi që duhet mundur.

“Bayern është një skuadër e fortë, me të cilët ne do të përballemi në raundin e ardhshëm. Nëse flasim për skuadrën favorite mendoj se është Juve skuadra që duhet mundur nëse dëshiron të fitosh. Jo sepse Ronaldo është aty, por edhe për faktin se ai është te Juve, por ata kanë skuadër të mirë”, tha trajneri gjerman.