Sigal

Lojtari i ri i Barcelonës, Malcom duket se nuk ka ngelur i kënaqur me minutat që po aktivizohet tek blaugranat që pas trasnferimit të tij këtë verë.Braziliani po sheh mundësitë për tu larguar, ndërsa agjenti i tij raportohet se ka hyrë në bisedime me Inter, por italianët e kanë refuzuar lojtarin.

Zikaltrit e kishin kërkuar 21-vjeçarin gjatë merkatos së verës, por ai vendosi të zgjidhte Romën, ndërsa më pas rrugës ndryshoi destinacion, duke përfunduar tek Barcelona.

Sipas calciomercato.com, drejtuesit e skuadrës italiane e kanë quajtur këtë kalim si joprofesional, duke refuzuar nënshkrimin me të.

Malcolm ka luajtur vetëm 25 minuta si zëvendësues deri tani, dhe ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Valverde-s në javët e fundit.