Kjo është historia prekëse e notares siriane që u bë pjesë e “Rio 2016”

491
Notarja siriane, Yusra Mardini ka një histori të dhimbshme, dhe është me shumë fat që është pjesë e Lojëra Olimpike. Historia e saj ka të bëjë me përpjekjen për të ikur nga lufta në Siri. Notarja siriane arriti ti rezistonte ujërave të ftohta të detit Egje, duke notuar për 3 orë pa pushim. Pasi është prishur motori i anijes ajo ka marrë litarin dhe është hedhur në det, duke notuar deri sa ka mbërritur në bregdet në Gjermani. Pasi ka arritur në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian, kur mësoi historinë e saj e ftoi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike. Kurajoja e kësaj vajze preku zemrat e njerëzve në mbarë botën, nga përpjekja për ti shpëtuar luftës deri tek pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Sigal