Kinezët joshin Iniestën, 27 mln euro në sezon dhe 6 mln shishe verë

523
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, të shtunën e kaluar ka zyrtarizuar largimin nga Barcelona pas 15 vitesh aty, dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë futboll në Azi. Dje është bërë publike oferta e skuadrës kineze, Chongqing Dangdai Lifan, e cila i ka ofruar mesfushorit 27 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme. Por nuk mbaron me kaq, sepse sipas “El Mundo Deportivo”, klubi kinez kërkon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen dhe ka shkuar deri aty sa t’i ofrojë Iniestës edhe një kontratë për blerjen e 6 milionë shisheve verë nga kantina e tij “Bodega Iniesta”, me një kosto prej 6 euro secila.
Sigal