Kina kërkon arbitrin më të mirë në botë, habit me synimin e ri në merkato

401
Sigal

Futbolli kinez po rritet me hapa gjigand falë
investimeve marramendëse që po bëhen kohët e fundit. Si duket nuk mjaftojnë
vetëm lojtarët për të arritur aty ku duhet dhe Kina e ka të qartë këtë.
Drejtuesit e futbollit atje po mendojnë që objektivi i rradhës në merkato të
jenë gjyqtarët dhe emri i parë që synohet nuk është më pak se arbitri më i mirë
i kohëve të fundit, Mark Clatemburg.

Anglezi 41-vjeçar nga Consett ka drejtuar në 2016-ën
finalet e FA Cup, të Champions League-s dhe Europianit. Pra maksimumin. Këto
janë motivet kryesore që Kina kërkon të marrë Clattenburg-un, apo njeriun që
është vlerësuar me çmimin e arbitrit më të mirë në botë nga Globe Soccer
Aëards.

Nga 2004-ra arbitri i Premier League-s është në
qendër të merkatos së “bilbilave”, ashtu si kolegu dhe bashkëkombasi i tij
Hoëard Ëebb. Ky i fundit në fakt është mes kandidatëve për të vëzhguar VAR-in
(Video Assistant Refeeres) në MLS, kampionati i Amerikës së Veriut.

Nuk mund të jetë çudi një transferim i Clatemburg në
kontinentin aziatik, pasi shuma e ofruar pritet të jetë marramendëse, ashtu siç
është vepruar në të gjitha rastet deri më tani. Ofertave tunduese nuk kanë
mundur t’i shpëtojnë lojtarë me shumë emër ( si Oscar, Hulk, Tevez e të tj) e
jo më një arbiter, gjithsesi vendimi i përket vetëm Clatemburg