Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

178
Claudio Bravo, portieri i Manchester City, ka refeuzuar ftesën e kombëtares kiliane për dy sfidat miqësore të marsit me Suedinë dhe Danimarkën. Gardiani ka mbetur jashtë pasi ka kërkuar një trajner specifik personal, kërkesë e hedhur poshtë nga presidenti i federatës, Arturo Salah.
Bravo për të sqaruar situatën për tifozët kilien përdori rrjetet sociale
“Kisha një bisedë konstruktive me Reinaldo Rueda (trajneri i ri i kombëtares kiliane) në Mançester, ku i thashë se e mirëprisja pjesëmarrjen në skuadrën e tij. E vetmja gjë që doja ishte diçka shumë e rëndësishme për mua: përgatitja dhe stërvitja ime, për arsye që federata i dinte shumë mirë.”
“Por presidenti nuk e ka pranuar kushtin tim dhe kërkon të më grumbullojë kundër vullnetit tim, prandaj shpresoj të kuptohet refuzimin im.”
E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e presidentit të federatës, Salah: “Jemi duke nisur një proces të ri me një staf teknik të caktuar dhe nuk do të ishte e drejtë nëse dikush do të kishte privilegje në skuadër.
Dera për Claudion është e hapur. Ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën kombëtare dhe shpresojmë që të jetë edhe në të ardhmen.”