Sigal

Sezoni kalimtar veror mund të jetë mbyllur për klubet e Premierligës, por sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Manchester City është duke e studiuar mundësinë për ta transferuar portierin e Real Madridit, Keylor Navasin.

City dëshiron që me Navasin ta zëvendësojë Claudio Bravon e dëmtuar rëndë ditë më parë. Përfaqësuesi kilian Bravo pritet ta humbasë shumicën e sezonit të ri pasi ka këputur tendinin në thembër.

Pep Guardiola dëshiron konkurrencë në çdo repart, prandaj dhe dëshiron ta transferojë Navasin sa më shpejt, në mënyrë që Ederson, numri një i City-t, të mos jetë pa rival.

Për më tepër, Navas tanimë s’e ka vendin e sigurt në Madrid, pas transferimit të Thibaut Courtois.