Këtu nuk flitet për futboll! Këtu janë apo sjanë 500 shqiptar

438
Sigal

Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj bashkëpunëtor i “Telegraf” në Andora

Andora vend i vogël me gjëra të mëdha! Në Andorë ke arsye të habitesh, si ka mundësi që një principatë e vogël të ofroj një organizim model për politikën, ekonominë, infrastrukturën dhe atë sportive, dhe ruajna i zot për parkingjet. Kombëtarja dhe shpresa mbëritën dje, si asnjëherë të trishtuar nga humbje të pamerituara dhe të trishtueshme. Por stafi teknik dhe ai drejtues kanë punuar intesivisht për të përmirësuar gjendjen psikologjike të skuadrës e cila realisht po ndryshon vetëm me shumë vështirësi. Në Andorën me 75000 banorë është sezon zgjedhjesh, dhe në qytet janë vetëm katër sheshe ku të gjithë konkuresit kanë të drejtë të bëjnë fushatë, janë akull të ftohtë sepse edhe natyrë e pejsazhi i mrekullueshëm, por edhe pagat e mirëqënia janë të mira dhe e ka bërë këtë shoqëri të mbarë. Arti i rrugës, sinjalistika, edukata, pastërtia ka lidhje me vetë historinë e qytetërimit perëndimor, një përzierje interesante mes Spanjë-Francë- Katalunja. Pak entusiazëm, pak shqiptarë, se andorrasit nuk duan tja dinë fare., kjo se tifozët shqiptarë mendojnë se Shqipëria nuk duhet të humbasë as ndaj Turqisë e Brazilit??? Psikologji shqiptare. Nga mesdita janë dëgjuar nëpër makina këngë e muzikë shqipe dhe zhurma ballkanase e kuqezinjëve. Priten pak shqiptarë dhe fitorja është e sigurtë besojnë.