Këto janë 3 aktivitetet sportive më të mira për shëndetin

504
Sipas një studimi ndërkombëtar të kryer nga Universiteti i Sidneit, tenisi, noti dhe gjimnastika aerobike janë tri sportet më të mira për shëndetin.
Ndërsa po sipas studimit, futbolli dhe vrapi janë më pak të dobishme për shëndetin dhe nuk e largojnë mundësinë e vdekjes së hershme. Detajet e këtij studimi janë botuar së fundi në revistën britanike British Journal of Sports Medicine dhe janë përpiluar mbi bazën e të dhënave të analizuara nga mbi 80.300 vetë me moshë mesatare prej 52 vjetësh. Për studimin pjesëmarrësit u monitoruan për nëntë vjet gjatë të cilëve 8.790 syresh kanë vdekur nga disa arsye të ndryshme.Tenisi zvogëlon shanset e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe të lidhura me shëndetin kishte rënë me 47 për qind në grupin e individëve që luanin tenis, squash apo badminton dhe se sidomos tenisi zvogëlon shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 përqind.Personat që preferojnë të notojnë mund të keni një ulje prej 28 për qind të rasteve të vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin.Kurse personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë mund të presin sipas studimit një rënie të vdekshmërisë deri në 46 përqind.
Sigal