Sigal

Prej kohësh mediet kanë raportuar se Cristiano Ronaldo dëshiron ta transferojë brazilianin Marcelon tek Juventus.  Teksa ndodhet në Talin të Estonisë në pritje për të luajtur për Superkupën, Marcelo ka deklaruar se për momentin është i përqendruar tek kjo ndeshje dhe nuk është koha për të folur për këtë temë.

“Nuk jam këtu për të folur për këtë gjë, nesër kemi një finale shumë të rëndësishme”-tha ai. Real Madrid dhe Atletico Madrid nesër do të luajnë në Talin të Estonisë për trofeun e Superkupës së Europës.