Kërkoi vetëm një ndeshje miqësore në nëntor, Kristian Panuçi tregon arsyen

510
Trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi, ka shpjeguar ekskluzivisht për “Panorama Sport” arsyen pse ka zgjedhur që të ketë vetëm një përballje në dy datat e lira.
“Në këtë mënyrë do të kem më shumë kohë në dispozicion për të punuar me skuadrën”, ka treguar fillimisht tekniku i kuqezinjve për gazetën. I pyetur në lidhje me alternativa të tjera, trajneri ka preferuar të tregohet diskret për emrat, ndërkohë që ka shpjeguar pse ka preferuar vetëm sfidën me Turqinë.
“Alternativat e tjera nuk më shkonin për shtat. Emrat? Nuk mund t’jua bëj me dije”, ka deklaruar trajneri italian i Kombëtares, Kristian Panuçi, për “Panorama Sport” lidhur me çështjen e ndeshjeve miqësore në datat e lira në muajin nëntor.
Sigal