Këngëtarja shqiptare kalon një natë të çmendur me Neymar e Hamilton

462
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka kaluar një mbrëmje me pilotin Lewis Hamilton dhe futbollistin Neymar gjatë një feste.
Dy yjet e sportit kanë kaluar së bashku natën në një lokal në Knightsbridge, në Londër. Ka qenë Neymar ai që ka postuar në faqen e tij zyrtare “Instagram” foto nga kjo mbrëmje me mikun e tij Lewis Hamilton.
Bashkë me ta ka qenë edhe modelja e famshme hungareze e Victoria Secret, Barbara Palvin, që ka shoqëruar dy yjet e sportit. Më pas, Hamilton dhe Neymar kanë shkuar në lokalin e famshëm londinez Miu Miu, në një festë të organizuar nga revista “LOVE” dhe kanë kaluar mbrëmjen nën muzikën dhe shoqërinë e këngëtares së famshme Rita Ora dhe modeles Winnie Harlow.
Sigal