Kënga e Derulos që do të përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018”, titullohet: “Ngjyrat”

650
Këngëtari Xhason Derulo, ka bërë të ditur se do të përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018” me projektin e ri muzikor që ka sjellë në treg. “Colors” (Ngjyrat), kjo është kënga që do të shoqërojë këtë Kampionat Botëror, dhe videoja prej 3.5 minutash është realizuar në Majemi dhe Haiti, duke shfaqur njerëz të bukur dhe një prani të fortë ndërkombëtare me flamuj nga e gjithë bota. Kjo video u drejtua nga Zhil Grin, i cili gjithashtu drejtoi klipet “Stupid Love” dhe “Sualla” të Derulos, dhe përfshiu kitarë të Uyclef Jean, njerëz që vinin së bashku me valle dhe futboll, pamje të bukur nga The Citadel Laferriére, një kala malore e vendosur në Nord, Haiti.
Sigal