Këmbana alarmi për klubin italian, Firminho: Ai më ka kërkuar informacione për Liverpool

848
Sigal

Në çdo rast kur një drejtues i Romës është intervistuar e ka mohuar kategorikisht largimin e portierit Alisson, me vetë brazilianin i cili është shprehur se të ardhmen për momentin nuk e shikon larg verdhekuqve.

Gjithsesi këto duket se kanë qenë fjalë për të qetësuar tifozët e klubit italian pasi e vërteta qëndron ndryshe.

Nga Anglia, aty ku Brazili po kryen përgatitjet për Botërorin, Roberto Firminho ka konfirmuar se Alisson i ka kërkuar informacione për Liverpool-in.

“Po, Alisson më ka pyetur për Liverpool-in dhe shpresoj që të vijë, por e di se e kërkojnë edhe skuadra të tjera”- është shprehur ‘Bobi’.