Keita ka një lajm të mirë për Romën

438
Seydou Keita do ta vazhdojë karrierën te Roma. Mesfushori nga Mali, Seydou Keita, nuk do të largohet nga skuadra kryeqytetase italiane, Roma.
Ish-anëtari i Barcelonës është vetëm një hap larg vazhdimit të kontratës me romakët, njoftojnë mediat italiane.
Drejtori sportiv i klubit, Walter Sabatini, është duke negociuar vazhdimin e kontratës me Keitan dhe marrëveshja është pothuajse e përfunduar. Keita do të nënshkruajë edhe për një vit, me përfitime të njëjta sikurse këtë edicion.
Sigal