KE i FIFA-s do të mbajë sesion të jashtëzakonshëm në korrik

465
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA) në korrik do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të përcaktuar datën në të cilën Kongresi do të zgjedhë presidentin e ri të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që presidenti i FIFA-s, Joseph Sepp Blatter, ka dhënë dorëheqje, një zyrtar i FIFA-s në kushte anonimiteti për Anadolu Agency (AA) tha se muajin e ardhshëm do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe aty do të vendoset data për zgjedhje të parakohshme për president. Ai shtoi se ende nuk është caktuar data e takimit të përmendur për korrikun.
Duke komentuar disa njoftime të mediave se zgjedhjet për president do të mbahen në dhjetor të këtij viti, i njëjti burim tha se është ende herët për të folur në lidhje me këtë dhe se data e zgjedhjeve do të dihet vetëm pas seancës së Komitetit Ekzekutiv.
Organizata ombrellë e futbollit botërorë po përballet me një krizë nga më të vështirat në historinë e saj, e cila është shkaktuar nga disa skandale të korrupsionit dhe mitmarrjes në stafin drejtues të kësaj organizate. Policia zvicerane më 27 maj në selinë e FIFA-s në Gjenevë ka arrestuar disa zyrtarë të lartë të dyshuar për mitmarrje.
Dy ditë më vonë është mbajtur Kongresi i rregullt i 65-të i FIFA-s në të cilin për herë të pestë për President të kësaj organizate është zgjedhur Blatter. 
Sigal