Kategoria Superiore/ Sot ora 19:00 Partizani-Skënderbeu

528
Një sfidë që vlen sa një sezon. Sot kampionati shqiptar kulmon me një nga ndeshjet më emocionuese dhe më spektakolare të këtij edicioni. Në Qemal Stafa do të vendosen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të këtij sezoni dhe që më drejtë ndajnë mes tyre dy vendet e para në tabelën e klasfikimit. Luhet Partizani-Skënderbeu sfida më e nxehtë në këto momente në kategorinë Superiore. 4 pikë është diferenca në renditje mes korcarëve që kryesojnë dhe të Kuqëve që ndjekin nga pas, por në të dy kampet e kanë mëse të qartë se një fitore në këtë ndeshje, përballë rivalit të tyre direkt nuk vlen vetëm tre pikë por plot 6. 

Në tapetin e gjelbërt të Qemal Stafës nuk do të zbresin vetëm dy skuadrat më të mira të këtij kampionati por edhe sulmi më i mirë ndaj mbrojtjes më të mirë. Në një vend fqinj me Shqipërinë sic është Italia shumë trajnerë thonë se sulmi kënaq tifozët kurse mbrojtja të jep titujt, dhe këtë gjë e ka mëse të qartë italiani i stolit të Partizanit Andrea Agostinelli. Deri tani është sulmi i Skënderbeut me 50 gola të realizuar ai që triumfon pasi në krye të klasfikimit ndodhen pikërisht korcarët, por për të mposhtur kampionët dhe për të shpresuar deri në fund te titulli, trajneri i Partizanit Agostinelli do të kërkojë të niset nga reparti mbrojtjes. Me vetëm 13 gola të pësuar në 25 ndeshje prapavija e të Kuqëve është më e mira e Superiores. Pikërisht duke u bazuar te një mbrojtje e fortë që është e vështirë për tu carë nga cdo ekip kundërshtar, 15-herë kampionët do të synojnë ti vendosin një stërkëmbësh, Skënderbeut te Mirel Josës. Statistikat flasin në favor të të Kuqëve që 16 vitet e fundit kanë fituar 6 kanë barazuar 2 dhe kanë humbur vetëm 2 ,nga 10 sfidat që kanë zhvilluar në total ndaj korcarëve në kryeqytet.
Sigal