Kategoria Superiore/ Luftëtari i shkakton Tiranës humbjen e parë, fiton 2-1

125

Dush i
ftohtë dhe leksion përulësie për Tiranën, të dyja i ofron Luftëtari. Skuadra e
ngjitur këtë sezon në Superiore ju shkakton humbjen e parë bardhebluve që i
japin fund festave pasi u mposhtën 2-1 në Peqin duke humbur një shans të artë
për tu afruar me kreun.

Vinte në kërkim të fitores së katërt Tirana , surpriza në
formacion nga Daja që i kushtëzuar nga mungesat i kujtonte Takut,
kryegolashënues i ekipit zanatin e vjetër të mbrojtësit duke e hedhur në të
djathtë, në të majtë Domgjoni. Reginaldo në sulm i mbështetur nga Bregu Dany
dhe Abazaj te Luftëtari. E nisin me kokën lart gjirokastritët me Devi Bregun që
jep sinjalin e parë në minutën e 8-të,  fillim më mirë për Luftëtarin që
krijon aksione interesante me Tiranën që edhe nga terreni i paprshtatshëm gabon
shumë në pasime. Nuk ka precizion edhe në të djathtën e Merveille Ndockyt në të
36. Mbetet rreziku numër një për mbrojtjen e kryeqytetasve Dejvi bregu që në të
37 shfaqet përballë Likës, fiton eksperienca e portierit. Menjëherë më pas
shfaqje klasi e Merveille që rrëzohet në zonë ngrihet, driblon dy kundërshtarë,
edhe të tretin alla Ronakldos për të dalë për Mirakës por finalizimi nuk është
në lartësinë e driblimit. Në minutën e 41 ndëshkohet Tirana, krosim nga e
djathta i devijuar nga Teqja ndihmon Reginaldon ta çojë në rrjetë.

Në avantazh Luftëtari falë Reginaldos me Tiranën që reagon
menjëherë, në të 43 Merveille avancon në të majtë dhe pason për Mosies që nuk
gjuan siç duhet. Duhet një shpëtimtar në kampin e Dajës dhe është sërish ai,
Afrim Taku që në krosimin e Muzakës në minutën e 45 gjendet para portës për
golin e barazimit.

Goli i katërt sezonal për Afrim Takun, pikë force në Tiranën
në këtë kampionat. Nis në ekuilibër pjesa e dytë me Karabecin që tenton nga
distanca por rastin më të mirë në minutën e 53 e ka Dani djeg kundërshtarët në
sprint në kundërsulm dhe tenton të driblojë dhe Likën, por gardiani i portës
arrin ti bëjë pis goditjen sa për të evituar golin.  Tenton në të 57 nga
distanca Taku por është Tirana ajo që  në të 58 ndëshkohet sërish, është
Dejvi Bregu që lë në vend Domgjonin dhe lëshon një silurë që përfundon në
rrjetën e Likës.

Goli i parë sezonal për talentin vlonjat të Luftëtarit, Daja
konsumon të tre zëvendësimet, por Tirana vazhdon të vuajë pasi në të 67 Abazaj
driblon Aquah dhe kroson për Reginaldon me Ilion Likën që i duhet të bëjë
mrekullinë për të evituar golin. Provon të ndryshojë fatin e ndeshjes dhe Muca
që avancon dhe godet në minutën e 74 me topin që qeth të jashtmen e rrjetës, dy
minuta më pas krosim i Takut por Sise nuk gjen dot portën me kokë, dhe të
njëjtin fat ka dhe goditje e Moises menjëherë më pas. Të pafrytshme dhe
tentativat e tjera të Tiranës që  madje rrezikon të pësojë sërish në të 94
nga Bregu dhe pëson humbjen e parë sezonale, padyshim meritat i takojnë Luftëtarit
që feston një fitoreje të madhe që e çon në kuotën e 10 pikëve në tabelën e
klasifikimit.