Kategoria e Parë/ Tirana pa frena, Dinamo bie në Lezhë

502
Java e 26-të e Kategorisë së Parë nuk e ka ndalur Tiranën, me bardheblutë që kanë arritur që të fitojë në Fier kundër Apolonisë me rezultatin 0-1, duke treguar edhe njëherë se dalja në Superiore nuk iu ka zvogëluar dëshirën për të fituar.
Të njëjtën gjë e përsëriti dhe Kastrioti në Shijak, aty ku mundi me dy gola Erzenin vendas.
Besëlidhja mposhti 3-1 Dinamon. Ishin blutë e kryeqytetit ata që shënuan të parët me Tragën në minutën e 18-të, por vendësit iu kundërpërgjigjën me dygolësh të Ndrecës në minutat 25-të dhe 32-të, për t’i shtuar dhe golin e Camaras në pjesën e dytë.
Në Pogradec është skuadra vendase që mori fitore 3-2 kundër Tomorit, duke i marrë vendin e tretë në tabelën e renditjes.
Sigal