Kategoria e Parë/ Te Tirana dmëtohet Turtulli, stërvitet veçmas grupit

106
Gjatë kësaj jave stërvitore, Tirana është përqendruar te ndeshja me Bylisin, një tjetër “finale” për t’u kaluar me sukses. Bardheblutë duan fitoren, për tu shkëputur nga ky rival, direkt me 9 pikë në krye. Megjithatë, duket se edhe kjo javë po shoqërohet me probleme, sepse mbrojtësi 

Turtulli, edhe pse po stërvitet, nuk ka marrë ngarkesë maksimale, duke shtuar dyshimet për një mungesë të mundshme këtë fundjavë. Shanset për rikuperim ekzistojnë sigurisht, por pritet që gjendja e tij të shikohet gjatë javës.