Kategoria e Parë, sot akti i fundit i fazës së parë

787
Sigal

 E shtuna fton shikuesit me duelin e shumëpritur Partizani-Lushnja. Mamurrasi pret Burrelin

Me tetë ndeshjet e sotme të javës së 15-të, Kategoria e Parë do të mbyllë fazën e parë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Pikërisht, sot kjo javë (ashtu si dhe e fundit e kampionatit, e 30-ta), ofron kryendeshjen Partizani-Lushnja. Dy skuadrat kryesojnë kampionatin, por me Lushnjën që ka gjashtë pikë më shumë se të kuqtë. Pas 14 javëve të zhvilluara, lushnjarët kanë grumbulluar 33 pikë, ndërsa të kuqtë, 27. Partizani-Lushnja do të luhet sot, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 14:00. Dje të kuqtë morën dy lajme krejt të kundërta, një pozitiv me shpërndarjen e rrogave nga presidenti Lulzim Sallaku, ndërkohë që tjetri negativ, pas arrestimit të aksionarit Paro Laçi, për llogari të drejtësisë italiane. Edhe në rast se, Partizani i drejtuar nga trajneri Nikolin Çoçlli do të fitojë kundër Lushnjës së Artan Banos, kjo e fundit e ka siguruar titullin simbolik “kampion i dimrit”. Partizani ndodhet aktualisht në vendin e dytë, dhe nëse kampionati do të mbyllej tani, të kuqtë do të riktheheshin në Kategorinë e Superiore, pas tri sezoneve mungesë, kur për herë të fundit kanë marrë pjesë në edicionin 2008-2009. Në fakt, Partizani e nisi jo mirë sezonin, por më pas pati stabilitet në rezultate, ndërkohë që në katër javët e fundit ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Humbja e fundit e të kuqve është regjistruar me Mamurrasin e vendit të tretë. Duke parë dhe ecurinë apo renditjen javë pas jave të skuadrave në këto 14 javë, vetëm Lushnja ka bindur, pasi gjithë të tjerat, ato të kreut, e kanë ndryshuar shpesh pozicionin. Lushnja ka qenë skuadra më e stabilizuar në këtë fazë, si në lojë ashtu dhe në rezultate, duke treguar se e meriton plotësisht vendin e parë në renditje me gjashtë pikë nga vendi i dytë. Bilanci i Lushnjës është 10 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje (2-0, me Tërbunin e Pukës, më 29 shtator 2012). Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Mamurrasi i vendit të tretë do të presë në shtëpi Burrelin e vendit të tetë, duke shpresuar në hapin fals të të kuqve. Partizani ka vetëm një pikë më shumë se mamurrzakët e Dedë Ndrecës. Dinamoja ka bërë një sezon me ulje-ngritje dhe ndodhet në një pozitë aspak komode. Largimi i trajnerit Eduard Zhupa, dhe ardhja e Dritan Mehmetit solli fillimisht një efekt pozitv, por më pas ecuria ishte jo stabël. Dinamo, skuadra e dytë me më shumë tituj në Shqipëri (18 kampionate të fituara), do të udhëtojë në Pogradec, kundër një ekipi ambicioz për të rikthyer në Kategorinë Superiore. Liqenorët kanë tri pikë më shumë se dinamasit. Ekipi që ka zhgënjyer më shumë në këtë fazë ka qenë Elbasani, i cili është i vetmi që nuk ka arritur të marrë asnjë pikë jashtë fushe. Verdheblutë nuk fitojnë prej katër ndeshjesh, por i kanë të gjitha shanset për të fituar në Himarë. Kamza, e cila po kalon një krizë të thellë rezultatesh – nuk fiton prej tetë ndeshjesh – do të presë në shtëpi Adën e Velipojës, me këtë të fundit që po bën një edicion të dobët. Tërbuni beson te fitorja ndaj Gramshit, me të cilin e ndajnë dhjetë pikë avantazh. Naftëtari i vendit të fundit do të presë në fushë asnjanëse Butrintin e Sarandës. Pas përfundimt të fazës së parë, kampionati i Kategorisë së Parë do të rikthehet, më 9 shkurt 2013, me ndeshjen e javës së 16-të.

KATEGORIA E PARË

JAVA 15

E shtunë, 8 dhjetor 2012

Iliria-Besëlidhja

Pogradeci-Dinamo

Mamurrasi-Burreli

Gramshi-Tërbuni

Himara-Elbasani

Naftëtari-Butrinti

Kamza-Ada

Partizani-Lushnja

RENDITJA

1    LUSHNJA         14   +15  33

2    PARTIZANI       14   +1   27

3    Mamurrasi       14   +8   26

4    Tërbuni         14   +11  24

5    Pogradeci       14   +2   23

6    Iliria          14   +4   20

7    Dinamo          14   +2   20

8    Burreli         14   +2   20

9    Butrinti        14   +1   19

10   Elbasani        14   -5   17

11   Besëlidhja      14   -2   14

12   Kamza           14   -6   14

13   Gramshi         14   -8   14

14   Ada             14   -5   12

15   Himara          14   -6   12

16   Naftëtari       14   -14  7

KATEGORIA E DYTË NË FOKUS

 

Luftë e fortë për t’u rikthyer në futbollin elitar

 Kategoria e Dytë ka marrë pushimet dimërore, por skuadrat ende janë në punë, në kuadër të fazës së dytë, edhe pse ajo nis në mars të vitit 2013. Te të dyja grupet, A dhe B, ka një luftë të madhe sportive për vendin e parë, që të çon automatikisht në Kategorinë e Parë.

 GRUPI A

Veleçiku i Koplikut kryeson me një diferencë të qartë prej pesë pikësh nga vendi i dytë, Olimpiku i Tiranës. Veleçiku ka grumbulluar 22 pikë pas 9 javëve të fazës së parë, duke regjistruar 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje (4-0 me Sukthin). Egnatia e Rrogozhinës dhe Erzeni i Shijakut, dy skuadra që dikur kanë luajtur edhe në Kategorinë Superiore, janë dhe dy zhgënjimet e mëdha të këtij grupi, pasi mbajnë dy vendet e fundit, madje Egnatia ka grumbulluar vetëm një pikë nga 27 të mundshmet, por duhet theksuar fakti se, tri pikë i janë hequr nga Komisioni i Disiplinës.

 GRUPI B

Në këtë grup lufta për vendin e parë është me të vërtetë e fortë, pasi Tepelena kryeson me vetëm një pikë më shumë se Albpetroli i Patosit. Tepelenasit kanë grumbulluar 25 pikë (8 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje), ndërsa patosarkët 24 pikë (8 fitore, 0 barazime dhe 1 humbje, këtë të fundit 2-1 me Tepelenën). Në podiumin e tri më të mirëve është dhe Bilishti Sport, që vitet e fundit e ka bërë shpesh rrugën Kategori e Dytë-Kategori e Parë dhe anasjelltas. Dy vendet e fundit janë “pronë” e dy qyteteve fqinjë, të një qarku, Përmetit (5 pikë) dhe Këlcyrës (3 pikë), kësaj së fundit i është hequr 1 pikë me vendim të Komisionit të Disiplinës.

 1    Tepelena        9    +16  25

2    Albpetrol       9    +19  24

3    Bilisht Sporti  9    +8   19

4    Delvina         9    +7   15

5    Sopoti          9    -2   12

6    Gramozi         9    -10  10

7    Memaliaj        9    -3   8

8    Skrapari        9    -11  8

9    Përmeti         9    -13  5

10   Këlcyra         9    -11  3

Kategoria e Dytë

 Grupi A

Java X

E diel, 03.03.2013

Vlora-Luzi 2008

Sukthi-Egnatia

Korabi-Veleçiku

Domosdova-Erzeni

Turbina-Olimpiku

1    Veleçiku        9    +12  22

2    Olimpiku        9    +6   17

3    Vora            9    +5   16

4    Turbina         9    -2   15

5    Sukthi          9    +5   13

6    Domosdova       9    +1   13

7    Luzi 2008       9    +0   13

8    Korabi          9    -4   12

9    Erzeni          9    -11  6

10   Egnatia         9    -12  1

Grupi B

Java X

E diel, 03.03.2013

Memaliaj-Gramozi

Këlcyra-Bilisht Sporti

Delvina-Skrapari

Sopoti-Përmeti

Albpetrol-Tepelena

1    Tepelena        9    +16  25

2    Albpetrol       9    +19  24

3    Bilisht Sporti  9    +8   19

4    Delvina         9    +7   15

5    Sopoti          9    -2   12

6    Gramozi         9    -10  10

7    Memaliaj        9    -3   8

8    Skrapari        9    -11  8

9    Përmeti         9    -13  5

10   Këlcyra         9    -11  3

Fati i keq i Kukelit

 Paraqitja e Burim Kukelit me Kombëtaren e Shqipërisë ishte mbrësëlnëse, aq sa mesfushori kosovar i Cyrihut në kampionatin zviceran, u konsiderua si një nga zbulimet e mëdha të trajnerit Xhani De Biazi. Por, Kukeli zbulon për mediat një detaj interesant: ka luajtur i dëmtuar. Madje, pak ditës pas ndeshjes së fundit me Shqipërinë, atë me Slloveninë, Burimi pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj. 28-vjeçari ka dëmtuar muskujt e kofshës më 28 tetor në ndeshjen që klubi i tij Curihu luajti kundër Bazelit, ndërsa pret t’u kthehet ndeshjeve vetëm në fillim të fazës së dytë në Superligën e Zvicrës. Pjesa e dytë e kampionatit helvetik nis më 10 shkurt. Futbollisti i Cyrihut, Kukeli, ka bërë të ditur se ka luajtur i dëmtuar për më shumë se tre muaj. “Ka rreth tre muaj që kam luajtur me një dëmtim të muskulit aduktor (kofsha). Kam ndjerë vazhdimisht dhimbje, nuk kam mundur të jap maksimumin, por e kam shtyrë disi pushim me shpresën që gjërat do të përmirësoheshin. Në fund të tetorit gjendja u rëndua dhe pushimi ishte i pashmangshëm. Nga atëherë po bëj terapi, ndërsa shpresoj t’i bashkohem skuadrës në stërvitje me fillimin e fazës përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Kukeli të premten. Kukeli gjatë verës kaloi te Cyrihu nga Lucerna. Më 7 nëntor debutoi për Shqipërinë në ndeshjen kundër Qipros, ndërsa më pas luajti edhe kundër Zvicrës, Islandës e Sllovenisë. Në të gjitha këto katër ndeshje ai ishte titullar, ndërsa u zëvendësua vetëm kundër Zvicrës.  “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e kombëtares. Por edhe në ndeshjet e deritanishme me kombëtaren nuk isha në qind për qind i gatshëm për shkak të lëndimit. Besoj që në të ardhmen kontributi im do të jetë shumë më i madh”, ka shtuar Kukeli. Ai ka luajtur në 12 prej 18 ndeshjeve të Cyrihut në pjesën e parë të sezonit. Skuadra e njohur zvicerane ndodhet në një pozitë shumë të vështirë në kampionat pasi mban vendin e parafundit (9) me 17 pikë të mbledhura.