KATEGORIA E PARË/ Shkumbini bëhet “kryefjalë”, FIFA i heq tri pikë, FSHF-ja e miraton

601
Skuadra e Shkumbinit të Peqinit, gjatë kësaj jave është bërë “kryefjala” e Kategorisë së Parë, nisur nga problematika që po kalon në këtë fundsezoni. Problemet nuk kanë fund për ekipin peqinas, pasi veç kaosit që ka shkaktuar largimi i Branicës nga bankina, afrimi 24 orësh i Miles e vendosja e Banos në pak ditë, e bëjnë edhe më të vështirë luftën për mbijetesë. Por, si të mos mjaftonte kjo situatë, te Shkumbini dje ka dalë edhe një problem tjetër, pasi është penalizuar me -3 pikë nga klasifikimi aktual, për moskompesim të ish-lojtarit Mazur. Kështu, Shkumbini shkon në vendin e fundit në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë në Grupin B në Kategorinë e Parë. Për këtë vendim të Komisionit të Disiplinës në FIFA ka marrë njoftim edhe FSHF-ja, e cila lidhet me çështjen e klubit Atletico All Boys kundër KFShkumbini, lidhur me kompensimin për trajnim të lojtarit Federico Mazur. Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga KD i FIFA-s me 7 Shtator 2017 nga ana e FK Shkumbini, është implementuar menjëherë nga FSHF-ja pika 4 e vendimit, duke i zbritur klubit të Shkumbinit tre pikë nga klasifikimi aktual në kampionat.
GRUPI A 
Ndeshjet-Java e 22-të
Zona Play-off
Të shtunën, 31 mars 2018 
Dinamo-Egnatia 15:00
Besëlidhja-Erzeni 15:00
Kastrioti pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 20 18
3. Erzeni 20 16
4. Besëlidhja 21 14
5. Dinamo 20 13

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tërbuni-Vllaznia B 15:00
Besa-Korabi 15:00
Burreli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 21 16
2.Korabi 21 15
3. Burreli 20 15
4. Vllaznia B 20 11
5. Tërbuni 20 11
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 22-të
Zona Play-off
Të shtunën, 31 mars 2018 
Tomori-Bylis 15:00
Pogradeci-Apolonia 15:00
Tirana pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 21 32
2. Bylis 20 25
3. Tomori 20 16
4. Apolonia 20 16
5 .Pogradeci 21 15

Zona Play-out
Të shtunën, 31 mars 2018 
Turbina-Naftëtari 15:00
Shënkolli-Iliria 15:00
Shkumbini pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 21 18
2. Iliria 20 14
3. Turbina 20 11
4. Naftëtari 20 8
5. Shkumbini 21 8 
Sigal