Sigal

Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë me sfida interesante në të dyja grupet. Ndeshjet luhen në dy ditë, ditën e sotme dhe të nesërme sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF-ja. Në grupin A, të pesta ndeshjet do të zhvillohen sot, ndërsa në grupin B, 4 sfida luhen ditën e sotme, dhe një të dielën mes kryesuesve të Besës dhe Pogradecit. Bien në sy sfidat interesante të Grupit A, ku të katër pretendentet, duke filluar që nga Vllaznia, Erzeni, Dinamo e Besëlidhja luajnë në transfertë delikate. Shkodranët janë të plotë dhe synojnë autokritikën pas humbjes që pësuan me Ilirinë në Fushë-Krujë dy javë më parë. Vllaznia e nis fazën e dytë në transfertën e vështirë të Dibrës kundër Korabit. Transfertat duket se janë kthyer në “makth” javët e fundit për skuadrën e Hasan Likës, e cila dy ndeshjet e vetme që ka lënë pikë i ka pikërisht jashtë fushës së saj. Në Grupin B, bie në sy takimi mes Bylisit e Egnatias që luajnë për vendin e dytë dhe të tretë, një sfidë që zhvillohet në “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Por me mjaft interes pritet që të jetë edhe ajo mes Lushnjës dhe Tomorit. Ndërsa ndeshja e a javës në këtë grup mund të cilësohet takimi i nesërm mes Besës dhe Pogradecit në Kavajë. Vendasit, kanë arritur të mbajnë me vështirësi kryesimin në sfidat e fundit, megjithatë mbeten ekipi favorit për ngjitjen një kategori më lart sezonin e ardhshëm. Pogradecarët nga ana e tyre do të kërkojnë fitoren me Besën, për të mos i lënë këta të fundit të shkëputen më tej. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen në orën 14:00.

RENDITJA SUPERLIGA

Skuadrat          Nd       P

Partizani 14 31

Skënderbeu 13 29

Teuta 13 22

Flamurtari 14 22

Laçi 13 22

Kukësi 13 21

Luftëtari 13 13

Tirana 13 10

Kamza 13 8

Kastrioti 13 7

Ndeshjet, Java e 14

Dje, 23 nëntor

Flamurtari-Partizani    1-0

Sot, 24 nëntor 

Tirana-Skënderbeu      14:00

Teuta-Luftëtari            17:00

Nesër, 25 nëntor

Laçi-Kastrioti  14:00

Kamza-Kukësi            14:00

RENDITJA, KATEGORIA E PARË

Grupi A

Skuadrat          Nd       P

Vllaznia 9 22

Erzeni 9 18

Dinamo 9 17

Besëlidhja 9 15

Korabi 9 14

Iliria 9 12

Veleçiku 9 12

Shënkolli 9 11

Burreli 9 6

Vora 9 2

Grupi B

Skuadrat          Nd       P

Besa 9 20

Bylis 9 17

Egnatia 9 16

Pogradeci 9 15

Oriku 9 14

Tomori 9 13

Lushnja 9 11

Apolonia 9 10

Turbina 9 5

Elbasani 9 1

Java e 10-të

Sot,24 nëntor

Korabi-Vllaznia           14:00

Iliria-Erzeni     14:00

Veleçiku-Dinamo        14:00

Vora-Shënkolli            14:00

Burreli-Besëlidhja       14:00

Apolonia-Turbina        14:00

Lushnja-Tomori           14:00

Bylis-Egnatia  14:00

Elbasani-Oriku            14:00

Nesër, 24 nëntor

Besa-Pogradeci           14:00