Kastrioti fiton me Korabin, largohet +10 pikë nga vendi i dytë

690
Me fitoren e djeshme të Kastriotit 1-0, në transfertën e Peshkopisë ndaj Korabit, Kategoria e Parë shënoi ndeshjen e 139-të të luajtur në 14 javë kampionat. Mbetet vetëm ndeshja e prapambetur Shënkolli-Bylis, e cila ende nuk është planifikuar për tu zhvilluar. Ndërkohë, duke i parë të dy “kokat” e grupeve, Kastrioti në Grupin A ka diferencë të thellë nga Egnatia e vendit të 2-të me +10 pikë, ndërsa Tirana në krye të Grupit B është +7 pikë nga Bylisi i vendit të 2-të, por ballshiotët kanë një ndeshje më pak të luajtur. Situata në vendet e fundit në të dy grupet thuajse është e formatuar për pesëshen e dytë që do të luftojë për mbijetesë. Në Grupin A janë Tërbuni, Besa, Korabi, Vllaznia B dhe Burreli, por në rënie të lirë janë kavajasit dhe shkodranët. Në pesëshen e dytë në Grupin B, Iliria, Shkumbini, Turbina e Naftëtari do të luftojnë për mbijetesë, ndërsa për një vend në këtë grup duket se më afër është Shënkolli. Në këtë situatë, dje u luajt ndeshja e fundit e javës së 14-të në Grupin A, ku Kastrioti fitoi 1-0 në transfertë ndaj Korabit. Më golin e shënuar nga Kabiru Dumoje në minutën e 70-të, krutanët morën tri pikët dhe rritën diferencën nga Egnatia e vendit të dytë.
Rezultatet-Java e 14-të
GRUPI A
Datë 3 shkurt 2018 
Besa-Burreli 0-1
Besëlidhja-Egnatia 1-0
Dinamo-Vllaznia B 2-0
Tërbuni-Erzeni (U ndërpre)
Dje, 5 shkurt 2018 
Korabi-Kastrioti 1-0
Shënues: Dumoje 70’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 14 35
2. Egnatia 14 25
3. Besëlidhja 14 21
4. Dinamo 14 21
5. Erzeni 13 19
6. Tërbuni 13 17
7. Korabi 14 14
8. Besa 14 13
9. Vllaznia B 14 12
10. Burreli 14 12
Rezultatet-Java e 14-të
GRUPI B 
Datë 3 shkurt 2018 
Bylis-Tomori 1-0
Turbina-Tirana 1-2
Shkumbini-Apolonia 2-0
Naftëtari-Shënkolli 5-2
Pogradeci-Iliria 0-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 14 37
2. Bylis 13 30
3. Tomori 14 23
4. Apolonia 14 23
5. Pogradeci 14 21
6. Shënkolli 13 17
7. Iliria 14 16
8. Shkumbini 14 12
9. Turbina 14 9
10. Naftëtari 14 8
Sigal