Kastrioti drejt “legalizimit” të Superiores, Tirana luan të mërkurën

605
Në ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë së parë, nga të cilat shtatë u luajtën ditën e shtunë datë 24 mars 2018, veçohet fitorja e skuadrës së Kastriotit. Duke mundur pastër 3-0 Erzenin, krutanët janë duke vazhduar marshimin drejt Superiores, e cila me këtë diferencë pikësh nga ndjekësit, duket se është drejt “legalizimit”. Përballë një rivali më inferior, Erzenit të Shijakut, të cilit renditja i ka zbehur synimet, Kastrioti më shumë u zbavit, duke shënuar që në fillim të takimit, dhe deri në minutën e 34-ët u vulos rezultati në 3-0. Në Grupin A, zona Play-off, Besëlidhja morri barazimin ndaj Dinamos, por synimi i saj për vendin e dytë, ndoshta po bëhet i largët. Në Grupin A, zona Play-out, u fiksuan vetëm dy barazime, të dy të papritur për pozicionet që kanë skuadrat: Vllaznia B-Besa 3-3 dhe Burreli-Tërbuni 0-0. Në Grupin B, në zonën Play-off, u luajt vetëm ndeshja Tomori-Pogradeci, ku beratasit e benë sefte me fitore në këtë fazë të tretë, ndërsa Tirana luan të mërkurën me Apoloninë. Në zonën Play-out, u regjistruan rezultatet të papritura. Turbina fitoi në transfertë në Peqin, ndërsa Naftëtari morri tri pikë mbijetese ndaj Shënkollit.
Rezultatet-Java e 21-të
GRUPI A
Zona Play-off
Të shtunën, 24 mars 2018 
Kastrioti-Erzeni 3-0
Dinamo-Besëlidhja 0-0
Egnatia pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 21 29
2. Egnatia 20 18
3. Erzeni 20 16
4. Besëlidhja 21 14
5. Dinamo 20 13

Zona Play-out
Të shtunën, 24 mars 2018 
Vllaznia B-Besa 3-3
Burreli-Tërbuni 0-0
Korabi pushim
Skuadrat Nd P
1. Besa 21 16
2. Korabi 21 15
3. Burreli 20 15
4. Vllaznia B 20 11
5. Tërbuni 20 11
Rezultatet-Java e 21-të

GRUPI B
GRUPI A
Zona Play-off
Të shtunën, 24 mars 2018 
Tomori-Pogradeci 2-1
Bylis pushim
Datë 28 mars 2018
Tirana-Apolonia 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 20 29
2. Bylis 20 25
3. Tomori 20 16
4. Apolonia 19 16
5. Pogradeci 21 15

Zona Play-out
Të shtunën, 24 mars 2018 
Naftëtari-Shënkolli 2-1
Shkumbini-Turbina 2-3
Iliria pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 21 18
2. Iliria 20 14
3. Shkumbini 21 11
8. Turbina 20 11
10. Naftëtari 20 8
Sigal