Kartoni i kuq i Ronaldos irriton Nedved, ja si reagoi në tunelin e stadiumit

683
Sigal

Ndeshja e mbrëmshme mes Juventus-it dhe Valencias, ka shkaktuar një sërë polemikash në medie dhe në arenën sportive, ku futbollisti më i mirë i momentit, Cristiano Ronaldo, ndëshkohet me të kuq.

Kjo nuk është pritur aspak mirë as edhe nga drejtuesit e Juventus-it, ndërsa vetë Ronaldo u largua i përlotur nga fusha e blertë.

Ish-ylli juventin, Pavel Nedved, tashmë zëvendëspresident i ekipit, pasi ka ngushëlluar Ronaldon, ka shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi në tunelin e stadiumit.

Në fund të ndeshjes, i ka pritur gjyqtarët në tunel, ndërsa u ka kërkuar llogari për kartonin e kuq, ndërsa ka ngritur zërin ndaj një vendimi të tillë. Por kjo nuk i ka penguar gjyqtarët të vijojnë pa u ndalur rrugën për në dhomat e zhveshjes, raporton Marca. Arbitri i ndeshjes Felix Brych, së bashku me ndiohmësit e tij ka vijuar i pashqetësuar.