Karim Benzema thumbon Ronaldon: Kisha rol sekondar, tani jam lider i sulmit

503
Sigal

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Francën Futboll” në të cilën ai ka folur edhe për rolin e ri pa Cristiano Ronaldon. Në artikullin që ka botuar revista, Benzema tregon se loja e tij ka ndryshuar pas largimit të lojtarit portugez, i cili ka qenë udhëheqës i ekipit për 9 vitet e fundit.

“Më parë luaja në funksion të Ronaldos. Gjithmonë e ndihmoja që të shënonte më shumë gola, duke pasur një rol sekondar. Tani kam një rol tjetër për të shënuar sa më shumë. Ndihëm më i rëndësishëm, është ajo që më pëlqen”, tregoi ai për rolin e ri në ekipin e Solarit.

Real Madrid këtë sezon ka humbur 40 golat e Ronaldos, por në fazën e sulmit, ka rifituar francezin që ka shënuar 20 gola në 40 ndeshje (11 në kampionat, 4 në Champions, 4 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën Europiane).