Kapiteni Shehi hedh “dorashkën”: Me Dinamon, do tregojmë forcën tonë

603
Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka dalë dje në një konferencë për shtyp në Kiev, një ditë para ndeshjes së parë të grupeve ndaj Dinamos vendase. Ndërsa nuk e ka cilësuar shitjen e Jarmolenkos te Dortmundi, si ndonjë plus të madh për Skënderbeun, duke thënë se edhe korçarët kanë humbur shërbimet e Liridon Latifit. “Mendoj se viti pa Evropë na bëri më të fortë dhe më të uritur për fitore. Kemi luajtur me Dinamon ndeshje miqësore edhe në verë edhe në dimër, por që nga ajo kohë skuadrat kanë ndryshuar shumë. Dinamo është favorite për këtë ndeshje, por edhe ne dimë të luajmë futboll, dhe do të mundohemi të tregojmë forcën tone. Është diçka pozitive për ne që nuk është Jarmolenko, por këtë verë edhe nga ekipi ynë është larguar një lider, Liridon Latifi. Në këtë këndvështrim, jemi të barabartë”, ka deklaruar kapiteni Skënderbeut.
Sigal